LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu nënshkruan Deklaratë të Përbashkët Zotimi me kryesuesin e KGJK-së dhe kryetarin e Supremes

Haxhiu nënshkruan Deklaratë të Përbashkët Zotimi me kryesuesin e KGJK-së dhe kryetarin e Supremes

Sot në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë është nënshkruar një Deklaratë e Përbashkët Zotimi në mes të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, si dhe kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci.

Përmes kësaj deklarate, Ministria e Drejtësisë zotohet se do të formojë në afatin më optimal, grupet punuese për kryerjen e hapave procedurale dhe nxjerrjen e dokumenteve përkatëse për reformat.

“Në anën tjetër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Supreme me nënshkrimin e kësaj Deklarate, zotohen të kontribuojnë substencialisht në këtë proces duke dhënë kontribut të vazhdueshëm profesional përmes përfaqësuesve kompetent”, thuhet në njoftim.


Më tej, MD thotë se “ky akt shënon një zotim të plot-vullnetshëm për të ngritur nivelin e bashkëpunimit dhe kontributit në mes të këtyre institucioneve, me qëllimin e qartë për reforma në fushat e caktuara të sundimit të ligjit, ndër të tjera, në atë penale, civile dhe administrative. Zotimi i tillë, gjithashtu është i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe kontributin profesional të partnerëve strategjik, si pjesë e rëndësishme e reformave në drejtësi”.

“Një akt i tillë, shënon përkushtimin dhe bashkëpunimin e institucioneve të drejtësisë, për të kontribuar tutje në proceset reformuese në drejtësi, për të forcuar sundimin e ligjit si dhe për të rritur rezultatet e institucioneve dhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori