LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Haradinaj duhet të bëhet president edhe për shkak të sulmeve që po i vijnë Kosovës nga Serbia

Haxhiu: Haradinaj duhet të bëhet president edhe për shkak të sulmeve që po i vijnë Kosovës nga Serbia

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu thotë se situata e krijuar me Gjykatën Speciale e ka sjellë vendin në një situatë të re edhe në aspektin politik.

Haxhiu në “Debat Plus” thotë se Ramush Haradinaj është njeriu i duhur për president në situatën që është Kosova.

“Mbi të gjitha, mos të flasim për sulmet që po i bënë Serbia ndaj Kosovës përmes presidentit të saj Aleksandër Vuçiq. Prandaj zoti Ramush Haradinaj është kandidati i duhur për president”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Deputetja e AAK-së thotë se kjo parti nuk do të provokojë zgjedhjet e reja nëse dështon presidenti por sipas saj atë e imponon Kushtetuta e Kosovës.

Haxhiu thotë se qeveria momentalisht i ka numrat në Kuvend dhe sipas saj është vendim i PDK-së dhe kryeministrit Hoti nëse PDK duhet të futet në qeveri.

“Ne kemi përgjegjësitë tona, por nëse diçka nuk funksionon duhet të ulemi dhe të diskutojmë për të dalë nga situata. Kjo praktikë siç po kalojmë tani nuk është e mirë. Ne si koalicion nuk kemi probleme mes vete. Megjithatë duhet të reflektojmë mbi bazën e përgjegjësive që kemi si deputetë. Detyrat e deputetëve janë për të votu për ligjet me interes apo për të kundërshtuar ato”, tha ndër të tjera Teuta Haxhiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga buka te kafja, çmimet

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Lajme
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Lajme
Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Politikë
Vetura godet një fëmijë në Pejë, policia jep detaje

Vetura godet një fëmijë në Pejë, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori