Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka ftuar sot qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Haskuka pas votimit tha se koha është e mirë dhe qytetarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.


“Sapo votova. Është një ditë për katër vite... Qytetarët duhet të votojnë dhe është një farë besimi për  punën e bërë dhe punët që presin”, tha ai. /Telegrafi/