LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Për themelimin e Asociacionit të komunave serbe nuk duhet ndryshuar Kushtetuta

Hasani: Për themelimin e Asociacionit të komunave serbe nuk duhet ndryshuar Kushtetuta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte deklaruar se nuk mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza etnike dhe sipas tij kjo është përcaktuar mirë edhe në aktvendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

Mirëpo ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani thotë se Kushtetuesja asnjëherë nuk e ka kontestuar Asociacionin pse ai është një etnik.

“Asociacioni nuk është kontestuar mbi bazën se është një etnik, pasi ajo nuk ka qenë objekt diskutimi. Problemi ka qenë se Asociacioni merr disa kompetenca që i kanë komunat e Kosovës”, ka deklaruar Hasani në “Debat Plus”.


Hasani thotë se nuk duhet të ndryshohet Kushtetuta për themelimin e Asociacionit.

“Aktgjykimi i fundit i Kushtetueses tregon saktësisht se si duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe”.

Kurti: Nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike
Lexo po ashtu Kurti: Nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se Kosova ka marrë zotime për zbatimin e marrëveshjeve të Asociacionit dhe Washingtonit dhe këto zotime sipas tij duhet të zbatohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori