0Shares

Ish–rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Enver Hasani një ditë pas shpalljes i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Kosovës, respektivisht nga akuza e mashtrimit në detyrë, e ka akuzuar rektorin aktual te UP-së, Marjan Demaj për dëshmi të rreme ndaj tij.

Ai në profilin e tij ka denoncuar sipas tij, dëshminë e pavërtetë të Demajt, duke kërkuar nga senatorët e këtij institucioni të mos bien pre e këtyre inskenimeve.

“Në historinë gati gjysmëshekullore të UP-së ‘Hasan Prishtina’ nuk mbahet mend që një profesor, lëre më një rektor, të ketë shërbyer si dëshmitar kundër një profesori apo kundër një rektori tjetër. Kjo përfshin edhe periudhat më të vështira nëpër të cilat ka kaluar UP-ja pas vitit 1981: as atëherë, dhe as më pas, nuk mbahet mend që një profesor apo një rektor të ketë shërbyer si dëshmitar kundër kolegut, përfshirë këtu serbët. Këtu, për fat të keq, nuk bëhet fjalë për dëshmi për qëllime fisnike, por për dëshmi të rreme me qëllime persekutimi të të tjerëve dhe të mbylljes së një krimi që ka të bëjë me vjedhjen ordinere të parasë publike, të një shume gati prej një milion eurosh”, ka thënë Hasani.

Gjykata e Apelit e liron Enver Hasanin Gjykata e Apelit e liron Enver Hasanin

Ai ka theksuar se shpreson se senatorët do të rrinë në nivel të detyrës që kanë, dhe do ta zbardhin sipas tij, këtë rast të rëndë të hajnisë së parasë publike.

“Unë ngel në dispozicion tuajin për çdo gjë që mund t’ju duhem dhe jam i gatshëm që in personam të marr pjesë në interpelancën eventuale që ju mund ta organizoni me qëllim të ndriçimit deri në fund të këtij rasti”, ka shtuar Hasani.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Hasanit:

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)