Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni do të jetë pjesë e subjektit më të ri politik “Alternativa”, të themeluar nga Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vetë Preteni. “Jemi në fazën finale. Kështu që do të jem pjesë e Alterntivës”, ka thënë Preteni.

Ai nuk ka dashur të japë më shumë detaje, duke thënë se për këtë fazë është e mjaftueshme vetëm konfirmimi.

Preteni pas largimit nga kreu i AKK-së, është angazhuar si konsulent për antikorrupsion në organizatat ndërkombëtare./Telegrafi/