LAJMI I FUNDIT:

Harta interesante e Evropës, çfarë u thuhet në shtete të caktuara personave që nuk e mbyllin derën pasi të futen brenda?

Harta interesante e Evropës, çfarë u thuhet në shtete të caktuara personave që nuk e mbyllin derën pasi të futen brenda?

Në internet është publikuar një hartë interesante në të cilën zbulohet se çfarë u thuhet në vendet evropiane, personave që nuk e mbyllin derën pasi të futen brenda një hapësire.

Sigurisht se keni hyrë shumë herë në hapësira të mbyllura në të cilat ka pasur njerëz dhe nuk e keni mbyllur derën, transmeton Telegrafi.

A ju kujtohet se çfarë iu kanë thënë njerëzit që gjendeshin brenda asaj hapësire?


Sipas kësaj harte në vendet e Ballkanit, personave që nuk e mbyllin derën pasi futen brenda u thuhet: “A jeton në anije?”

Në vendet si Sllovenia, Polonia dhe Italia, thuhet “e ke bishtin”, derisa në Itali përdoret shprehja: “A ke lindur në anije”.

Është interesant se në Britani të Madhe dhe në Irlandë, personat që nuk e mbyllin verën, thjesht u kërkojnë ta bëjnë një gjë të tillë, kurse në Francë thonë “derën”.

Në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë, personave të tillë u thuhet se jetojnë në tendë – përkatësisht në cirk.

Derisa në jugperëndim të Evropës, më saktësisht në Portugali e Spanjë përdoret shprehja “keni perde në vend të derës në shtëpi”. /Telegrafi/