"Ajo kërkon një marrëveshje në mes të partive, ta votojnë Kryetarin e parlamentit sipas Rregullores së Punës, sipas Kushtetutës dhe përgjegjës së Gjykatës Kushtetuese”, tha Brovina.

Brovina thotë se nuk janë të nevojshme nënshkrimet e deputetëve të Bllokut për thirrje të seancës dhe se ajo çfarë nevojitet mbetet marrëveshja e liderëve politikë për zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit të Kosovës.


"Dihet kush e ka të drejtën, por duhet me pas konsensus që ta votojnë atë që ka të drejtën. Në të kundërtën dihet se Partia Demokratike si fituese e zgjedhjeve ka mundësi të propozoj edhe nga partitë tjera nëse ka marrëveshje mes tyre. Pra ka shumë variante që ta votojmë Kryetarin e Parlamentit por së pari duhet të merremi vesh", tha ajo për RTK.