Në kuadër të vizitës zyrtare në ShBA, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Këshillin Atlantik, në Washington, ku është pritur nga Zëvendëspresidenti i këtij këshilli, Damon M. Wilson.
Haradinaj, duke folur para përfaqësuesve të këtij Këshilli rreth sfidave të vendit dhe rajonit, tha se Kosova është e përkushtuar që të përmbushë të gjitha obligimet e saja në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe duke kontribuar për stabilitetin në rajon.
Kryeministri theksoi se Kosova tashmë është bërë kontribuuese e sigurisë, falë mekanizmave profesional që ka ndërtuar në vite dhe kësisoj qëndron fuqishëm në krah me vizionin euro-atlantik në luftimin fenomeneve negative, veçmas në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizmit transnacional.
“Kosova ka ndërtuar institucione kredibile të cilat tashmë janë të gatshme të ofrojnë ekspertizën e tyre për sigurimin e paqes në rajon dhe botë. Në këtë drejtim, anëtarësimi në mekanizmat ndërkombëtarë është hap i duhur për të kontribuar më shumë në këtë drejtim”, tha Kryeministri Haradinaj, duke theksuar vendosmërinë e vendit për anëtarësim në NATO mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.
Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Zëvendëspresidentin Wilson, për progresin që e ka bërë Kosova, transformimin e FSK-së në Ushtri, prioritetet e Qeverisë, zhvillimin ekonomik si dhe forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në vend.
Haradinaj ka folur edhe për angazhimin e Kosovës në fazën finale të dialogut me Serbinë, duke thënë se Kosova është e përkushtuar për ta përmbyllur fazën finale të dialogimit, për një paqe të qëndrueshme dhe fqinjësi të mirë me të gjitha vendet dhe duke përjashtuar idetë e ndryshimit të kufijve, të cilat sipas Kryeministrit Haradinaj mund t’i kthejnë tragjeditë në Ballkan.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Këshillit Atlantik theksuan se do ta mbështesin Kosovën edhe më tutje drejt fuqizimit të rolit të saj në sfidat globale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës