Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj u ka dërguar letër homologëve të tij në botë, përmes së cilës u ka shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se dialogu nuk e ka për subjekt statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve mes dy vendeve.


Postimi i plotë:Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi. Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke. Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë. Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008. /Telegrafi/

50921797 1049931795131234 4745269066225156096 n