LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: U munduan të më lidhin mua, por njerëz të tjerë nga politika janë të lidhur me lojërat e fatit

Haradinaj: U munduan të më lidhin mua, por njerëz të tjerë nga politika janë të lidhur me lojërat e fatit

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për vendimin e mbylljes së lojërave të fatit.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht se atij i janë m’veshur se qëndron prapa lojërave të fatit, nuk do t’i kishte ndalë për këtë shkak dhe për të dëshmuar të kundërtën.

“Megjithatë u rritë alarmi se lojërat e fatit u kthyen në një treg abuziv dhe ku po ndodhin zhvillime tjera të këqija. Ato u përhapën afër shkollave në zona të banuara, njerëzit përmenden se po marrin fajde për kazino, po prishen familje e po vriten njerëz…”, tha ai, përcjell Telegrafi.


I pari i AAK-së thotë se pas abuzimeve, qeveria ka marrë vendim për t’u marrë licencën këtyre veprimtarive.

“Çdo e drejtë që jepet edhe mund të merret. Ashtu e parasheh ligji. Ne kemi ndjekur procedurën ligjore pavarësisht se për dikë ka qenë e dhimbshme sepse kanë mbajtur familje”.

Ai ka thënë se tjerë politikanë ose familjarë të tyre kanë lidhje me lojërat e fatit, por sipas tij është e drejtë ligjore kjo punë.

“Ka pasur një tendencë për ta lidhur AAK-në me lojërat e fatit. Xhafer Gashi më ka thënë njëherë se “kryetar po thonë se nëse fiton AAK-ja në Obiliq, Ramushi i bjer kazinotë në Obiliq. I thashë çfarë kazino?! Unë e di që ka pasur edhe njerëz tjerë të lidhur me kazinotë edhe nga politika…të afërm…por ajo është e drejtë në bazë të ligjit dhe s’kam arsye për t’ia atribuuar askujt”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Kalo në kategori