Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me Mehmet Kemal Bozay, zëvendës ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë si dhe Sabri Demirin, këshilltar i lartë i Presidentit turk.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ilhan Saygili, drejtor i përgjithshëm për Ballkanin në MPJ turke; dhe Sabri Tunç Angılı, ambasador i Republikës së Turqisë në Kosovë.


Me këtë rast Haradinaj ka vlerësuar qëndrimin e Turqisë në raport me Kosovën.

367701346 847860193371997 979253602666814061 n RemasterDirector_5122f8b34

“Turqia ka mbajtur një qëndrim parimor dhe vazhdimisht ka përkrahur shtetësinë e Kosovës dhe zhvillimin e institucioneve të saj”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së thotë se me delegacionin turk u dakorduan për thellim të bashkëpunimit.

“Në bashkëbisedim me delegacionin e lartë turk, u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Turqisë në të gjitha fushat”, ka deklaruar tutje Haradinaj./Telegrafi/