Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do të qeverisin në pesë komuna të Kosovës ndërsa në gjashtë të tjera do të jenë në koalicion.
Pas mbylljes së qendrave të votimit dhe fillimit të publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Haradinaj ka thënë se AAK ka arsye për të fituar meqë është fituese në tri komuna.
“Aleanca për Ardhmërinë E Kosovës e ka rikonfirmuar besimin politik dhe fuqinë e vet politike bindshëm edhe në tri komuna të tjera, pra e kemi rikonfirmuar fuqinë politike në Gjakovë, në Rahovec dhe në Klinë, jemi në pritje të rezultatit përfundimtar në Junik, është një rezultat mjaft i ngushtë dhe njëkohësisht presim pra rezultatin në Istog, jemi në pritje të këtij rezultati final. Meqenëse në raundin e parë kishim fituar edhe në Suharekë dhe Deçan, me rikonfirmimin edhe të tri komunave të tjera Aleanca ka fituar bindshëm deri tani sigurt në pesë komuna dhe besim në pritje të rezultatit final edhe në Junik dhe Istog”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë AAK do jetë partner në koalicione fituese në gjashtë komuna.
“Ne do të qeverisim tanimë në pesë komuna, presim rezultati ne dy tjerave dhe njëkohësisht do të bashkë qeverisim si partner në koalicione fituese diku edhe në gjashtë komuna të tjera, në nivel vendi”, ka shtuar Haradinaj.
Qendrat e votimit në 21 komunat të cilit zhvilluan raundin e dytë të zgjedhjeve janë mbyllur në orën 19:00.
KQZ është në procesin e numërimit dhe publikimit të rezultateve preliminare të cilat aktualisht nxjerrin fituese AAK në Gjakovë, Rahovec dhe Klinë, ndërsa e lënë prapa në Junik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë