Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim delegacionin e lartë nga Qeveria Gjermane, kryesuar nga Thomas Richard Silberhorn, sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Flachsbarth, sekretare shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, përfaqësues të Bundestagut dhe përfaqësues të Bundeswehr-it, me të cilët ka biseduar për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat, me theks zhvillimin ekonomik.
Pas takimit, kryeministri Haradinaj në një konferencë për media, falënderoi përfaqësuesit e delegacionit të lartë gjerman për vizitën, duke theksuar se kjo është një dëshmi e bashkëpunimit dhe partneritet të mirë që ka Kosova me shtetin gjerman.
“Është me rëndësi se kjo vizitë ndodh në vigjilje, me rastin e ditës së unifikimit të Gjermanisë. Unifikimi i Gjermanisë është përjetuar si një festë edhe në Kosovë, por edhe në gjithë Evropën, edhe sot është festë. Ne e kemi për nder që ta festojmë ditën e unifikimit të Gjermanisë me mysafirët e nderuar, njëkohësisht me të gjithë gjermanët që shërbejnë në Kosovë, qofshin ushtarë, qofshin civilë”, tha Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj tha se nga sot prania gjermane ushtarake gjermane dhe kampi ushtarak gjerman në Prizren, kalon në prani ekonomike, kampi ushtarak i Bundeswehrit në Prizren kthehet dhe fillon si procedurë në një Park Inovativ Trajnues Biznesi.
“Mund t’ju them se jemi optimistë që do të jetë një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm i marrëdhënieve ekonomike Kosovë – Gjermani. Dua t’ju them se Gjermania dhe ushtarët e Gjermanisë e kanë kryer me sukses punën. Flamuri i tyre, flamuri gjerman do të mbetet lartë përgjithmonë në Kosovë, për shërbimin që e kanë bërë me nder, burra dhe gra të Gjermanisë në Kosovë në uniformën gjermane”, tha kryeministri Haradinaj, dhe veçoi faktin se gjermanët do të vazhdojnë të jenë prezentë në misionin e KFOR-it, mirëpo prania ushtarake në Prizren zëvendësohet me praninë ekonomike.
Ndërkaq, Thomas Richard Silberhorn, sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes, tha se ka ardhur koha që të kalojnë përgjegjësitë tek kosovarët dhe të dorëzojnë instrumentet ushtarake në instrumente civile dhe në rritjen ekonomike për gjeneratat e ardhshme në Kosovë.
“Është privilegj për ne, që t’i tregojmë publikut në Kosovë, por edhe më tej, edhe në Gjermani, se aktiviteti jonë ushtarak në Kosovë ka qenë i suksesshëm në atë mënyrë që kemi kontribuar në stabilitetin, i cili ofron bazën për rritjen ekonomike në aspektin civil”, tha Richard Silberhorn, duke shtuar se ushtarët e ushtrisë gjermane kanë dhënë jetën në Kosovë, sikurse shumë familje kosovare, në frymën dhe sakrificën e të cilëve po krijohet stabiliteti, paqja dhe prosperiteti për gjeneratat e ardhshme.
Maria Flachsbarth, sekretare shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, tha se dita e bashkimit të Gjermanisë bazohet në integrimin evropian, bazohet në takimin me nivel të njëjtë të shteteve që na rrethojnë dhe në atë se çka kemi arritur së bashku këtu në Kosovë.
“Kjo është një ditë historike, që e kalojmë kampin nga shfrytëzimi ushtarak në shfrytëzim civil dhe se kjo përfaqëson rrjetin e politikës së jashtme gjermane, ku në njërën anë krijojmë një gjendje të sigurt, stabile, ndërsa në anën tjetër, një ndihmë në zhvillim dhe në fund mund të krijohet një bashkëpunim zhvillimor”, tha sekretarja e shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, duke shtuar se gjeneratave të reja është e nevojshme t’ju ofrohet perspektivë në shkollimin profesional dhe në suksesin e punës.
Ajo më tutje tha se në Kosovë ka parë një potencial shumë të madh, sidomos në fushën e teknologjisë informative dhe për këtë është e kënaqur që Qeveria e Kosovës merr përsipër kampin ushtarak si një Park Trajnues dhe Inovativ.
“Kam kënaqësinë që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë së bashku, do ta udhëheqin këtë park trajnues edhe në të ardhmen”, tha Maria Flachsbarth.
Delegacioni i lartë nga Gjermania po e viziton Kosovën në kuadër të shënimit zyrtarë të ditës së ribashkimit të Gjermanisë dhe pranim dorëzimit të Kampit të KFOR-it Gjerman në Parkun Inovativ Trajnues në Prizren, projekt i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Gjermane.
Gjatë ditës Kryeministri Haradinaj së bashku me Delegacionin Gjerman do të jenë pjesë e manifestimit zyrtar në Prizren. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite