LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Takimet e shefit të CIA-s me krerët e shtetit lajm i mirë për Kosovën  

Haradinaj: Takimet e shefit të CIA-s me krerët e shtetit lajm i mirë për Kosovën  
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar sërish vizitën e shefit të CIA-s në Kosovë, William Burns dhe takimet e tij me zyrtarët shtetëror.

Haradinaj fillimisht kishte thënë se Burns nuk do ta takonte kryeministrin Albin Kurti për shkak të bllokadës së vendosur nga institucionet amerikane.

E takimi i Kurtit me shefin e CIA-s, ka bërë që kryetari i AAK-së të reagoi sërish.


Haradinaj tha se shefi i CIA-s nuk e takon Kurtin për shkak të bllokadës amerikane, zyrtarët e LVV-së ironizojnë me kreun e AAK-së
Lexo po ashtu Haradinaj tha se shefi i CIA-s nuk e takon Kurtin për shkak të bllokadës amerikane, zyrtarët e LVV-së ironizojnë me kreun e AAK-së

“Vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës z. Burns në Kosovë, është nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë. Për ne, është jetike integrimi në familjen euroatlantike, dhe aleanca me Amerikën është e përjetshme”, shkruan Haradinaj.

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën.

“Takimet e drejtorit z. Burns me udhëheqësit e institucioneve janë lajm i mirë për Kosovën. Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, i’a lëmë kohës ta dëshmojë, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën. Ajo është e përjetshme dhe jetike”, thekson tutje Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori