Kryeministri i Republikës së Kosovës, mori pjesë në seminarin e organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Evropian, me temën “Zotimi i politikave dhe përfshirja e komuniteteve Rom dhe Ashkali në shoqërinë Kosovare”.
Qëllim i këtij seminari ishte diskutimi rreth të arriturave, sfidave dhe prioriteteve në zbatimin e politikave për komunitetet Rom dhe Ashkali në Kosovë, siç janë: arsimi, punësimi, mirëqenia sociale, shëndetësia, banimi, regjistrimi civil dhe tema tjera që janë të ndërthurura me diskriminimin dhe barazinë gjinore.
Haradinaj tha se mësimet e nxjerra nga e kaluara, qofshin të vuajtjeve, të gabimeve, duhet të shërbejnë për të qenë më vizionar.
“Ky vizion nënkupton që ne të arrijmë që romët, ashkalinjtë e Kosovës të jenë të barabartë, aktiv, pjesëmarrës në jetën shoqërore dhe politike”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri shprehu përkrahjen e Qeverisë për komunitetin rom dhe ashkali, duke theksuar nevojën e arritjes së stadit të njëjtë të tyre me komunitetet tjera. “Strategjia e Qeverisë së vendit 2017 – 2021 dhe pjesëmarrja në vendimmarrje politike dhe profesionale, por edhe të gjitha ato veprime që i ndërmarrim në përkrahje buxhetore që iu dedikohen komunitetit, në këtë rast rom dhe ashkali, janë dëshmi se në Kosovë ka filluar të vendoset e drejta”, tha ai.
Më tutje, kryeministri Haradinaj theksoi disa nevoja të cilat janë të domosdoshme për këtë komunitet, si, çështja e banimit, edukimit, punësimit, trajtimi shëndetësor, të cilat do të trajtohet me kujdesin më të madh.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, theksoi se integrimi i komuniteteve kontribuon drejt identitetit të përbashkët evropian.
Duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës, Apostolova tha se përpjekjet që duhet bërë për të mbrojtur të drejtat e komunitetit rom, janë moment kyç në rrugën evropiane të Kosovës. Ajo tha se BE mirëpret miratimin e Strategjisë dhe planin e veprimit për përfshirjen e komuniteti rom dhe ashkali në shoqërinë e Kosovës.
Isak Skenderi, përfaqësues i shoqërisë civile-OJQ “Zëri i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”, falënderoi Qeverinë dhe kryeministrin Haradinaj për mbështetje, duke thënë se zëri i këtyre komuniteteve asnjëherë nuk ka qenë më i përfaqësuar sesa sot në këtë qeveri.
Ai tha se duhet të vazhdohet me kapacitet dhe aftësitë që posedojnë që të ngritin zërin dhe të kontribuojnë në ndërtimin e shoqërisë në përgjithësi, e në veçanti të minoriteteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025