LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Rënia e Mujë Krasniqit, ndër momentet më të hidhura

Haradinaj: Rënia e Mujë Krasniqit, ndër momentet më të hidhura

Rënia e Mujë Krasniqit është një ndër momentet më të dhimbshme dhe vepra e tij do të kujtohet dhe nderohet me pietet nga të gjithë ne.

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një akademi përkujtimore organizuar nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të luftës së UÇK-së për nder të rënies heroike të komandantit të Brigadës 133 Mujë Krasniqi dhe 41 dëshmorëve të kombit, në kufirin shqiptaro-shqiptar, më 14 dhjetor 1998.


“Shembulli i luftëtarit të mirë shqiptar bashkohet te figura e Mujë Krasniqit, një djalë i pastër në shpirt, në bindje, një djalë i cili veç drejtësi ka nxjerrë nga vetja”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se bashkëluftëtarët e Mujës, familjet që sot i kujtojnë bijtë e vet, 41 të rënë në këtë ditë dhe 178 bashkëluftëtarët e Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, kanë qenë me fat që djemtë e tyre kanë luftuar krah dhe nën emrin e Mujë Krasniqit, luftëtarit shembull për të tjerët.

Më tej, kryeministri theksoi se flijimi i familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari, porosia që u dërgua te shqiptarët, nuk ishte porosi e njërit nga ne, por porosi e shpirtit të luftëtarëve, e të cilën Muja e përhapi në Dukagjin e çdokund.

“Ai edhe pse me shumë plagë dhe me shumë vështirësi në bërjen e luftës në të gjitha trevat, nuk përtoj ta mbajë të gjallë luftën, nuk përtoj që edhe i pashëruar nga plagët e luftës të kthehet në luftë”, tha kryeministri.

“Rënia e komandant Mujës është ndër momentet më të prekshme dhe të dhembshme të luftës, por edhe humbje e padrejtë që ka ndodhur në luftë. Megjithatë, kjo është edhe një dëshmi se sa e vështirë ishte rruga deri në liri”, tha ai.

Duke nderuar veprën e komandant Mujës dhe gjithë të rënëve për liri, kryeministri tha se shumë shpejt do të ndërtohet Memoriali, ashtu siç ju takon këtyre luftëtarëve.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së familjareve të luftës Xhavit Jashari tha ka ende shumë dilema nëse është përmbushur amaneti i dëshmorëve.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm të dëshmorëve të rënë në Brigadën 113 bashkë më komandantin Mujë Krasniqi shtrohet një pyetje, se a po realizohet amaneti i dëshmorëve të kombit? Këto dilema janë të pranishme edhe sot qofte se ne shqiptarët nuk kemi pasur mundësi që të bëjmë realitet, nëse nuk kem mundur ta realizojmë bashkimin e kufirit shqiptar. UÇK përveç sakrificës që duhet bërë për liri, ata po ashtu rrinë mbrapa betimit të një ushtrie që duhet dhënë jetën për liri”, tha Jashari.

Të pranishmit i përshëndeti edhe babai i Mujë Krasniqit, Halil Krasniqi.

“Respekt për të gjithë ju që keni ardhur këtu në këtë akademi përkujtimore” tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori