LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj niset drejt SHBA-së, shoqërohet nga deputeti Tahiri

Haradinaj niset drejt SHBA-së, shoqërohet nga deputeti Tahiri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare për ShBA, i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar, deputeti, Besnik Tahiri.

Vizitën e tij Haradinaj do ta fillojë në Chicago, ku do të qëndrojë me ftesë të Universitetit të Chicagos -“Instituti Pearson”, në konferencën e tyre globale, ku do të flasë për zhvillimet në Kosovë dhe rrugëtimin e Kosovës që nga liria e deri më sot, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, Haradinaj në Chicago do të takojë një pjesë të komunitetit shqiptar.


Nga zyra për media e AAK-së njoftojnë se vizita e Haradinajt do ta vazhdojë edhe në New York ku do të pritet nga Federata Panshqiptare “Vatra” dhe do të takojë komunitetin shqiptaro-amerikan.

Gjatë qëndrimit në New York,  Haradinaj do të takojë kongresmen dhe zyrtarë tjerë të shtetit.

“Vizitën zyrtare  Haradinaj do ta përmbyll në Washington ku do të zhvillojë takime zyrtare në tri institucionet kryesore: Pentagon, Departmentin e Shtetit Amerikan dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori