LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i bindur se në fundvit qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm (Video)

Haradinaj i bindur se në fundvit qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm (Video)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur besimin se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm para fundit të këtij viti.

Haradinaj në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu tha se shumica e punës është kryer lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.


“Na liberalizimin e kemi marrë, Komisioni Evropian e ka dhënë vlerësimin dhe tani është çështja e etapave kohore… Në fund të gushtit e kemi Parlamentin Evropian, besoj në vjeshtë do ta arrijmë edhe dakordimin e Këshillit të Ministrave”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se me liberalizmin e vizave do të ketë më shumë shkëmbime.

“Besoj se para fundit të këtij viti, me ndërrimin e moteve të lëvizim lirshëm… Mendoj që me ndërrimin e moteve, mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri shpresoj se do të jetë koha reale kur do të jetë data për lëvizjen e lirë”, tha Haradinaj.

Ai ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, e disa çështje tjera. /Telegrafi/