LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj mirëpret plotësim-ndryshimin e buxhetit: Tani na duhet plan afatgjatë i rimëkëmbjes 

Haradinaj mirëpret plotësim-ndryshimin e buxhetit: Tani na duhet plan afatgjatë i rimëkëmbjes 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur plotësim-ndryshimin e ligjit për buxhetin e vitit 2020, duke rikujtuar se ka pasur rezervat e tij për buxhetin paraprak.

I pari i AAK-së shpreson që këto ndryshime, do të hapin rrugë për riparimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara si pasojë e mbylljes disa mujore.

“E mirëpres plotësimin dhe ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Që në ditën e parë të miratimit të këtij buxheti, kam shprehur rezervat e mia, kështu që miratimi i këtyre ndryshimeve ka qenë i domosdoshëm. Duke pasur parasysh situatën e rëndë ekonomike, që ka kapluar edhe vendet shumë më të zhvilluara, besoj që këto ndryshime do hapin rrugë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi, pas mbylljes disa mujore”, ka shkruar Haradinaj në reagimin e tij.


Miratohet në lexim të dytë rishqyrtimi i buxhetit të Kosovës
Lexo po ashtu Miratohet në lexim të dytë rishqyrtimi i buxhetit të Kosovës

Ai ka kërkuar që me shpejtësi të procedohet pagesa e subvencioneve të planifikuara për punëtorët dhe bizneset si dhe të bëhet një plan afatgjatë i rimëkëmbjes.

“E përsëris, që ekzekutivi duhet të procedojë sa më shpejt pagesën e subvencioneve ndaj operatorëve ekonomikë dhe të bëj plan afatgjatë të rimëkëmbjes”, ka shkruar në fund kryetari Haradinaj.

Vlen të theksohet se plotësim-ndryshimi i buxhetit u votua pas një seance të gjatë, ku një për një u miratuan mbi 100 amandamente. AAK hoqi dorë nga amandamentet e propozuara, që lidheshin me projekte të ndryshme, për ta lehtësuar barrën e buxheti dhe për t’i hapur rrugë votimit të sotshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori