Haradinaj mbështet protestën gjithëkombëtare të 17 tetorit në Tiranë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën gjithëkombëtare që pritet të mbahet më 17 tetor në Tiranë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Haradinaj ka shpërndarë posterin zyrtar të kësaj ngjarjeje, duke shkruar “Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri”.
Mesazhi i tij shihet si një përkrahje simbolike për kauzën e mbrojtjes së luftës së UÇK-së, që sipas tij dhe mbështetësve të saj, ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.
Protesta e 17 tetorit është paralajmëruar si një ngjarje e madhe gjithëkombëtare, me pjesëmarrje nga qytetarë të Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































