LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton 19 vjetorin e masakrës së Izbicës

Haradinaj kujton 19 vjetorin e masakrës së Izbicës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 19 vjetorin e masakrës në Izbicë, ku u vranë 147 shqiptarë nga forcat serbe.

Kryeministri Haradinaj, tha se masakra në Izbicë është dëshmi e një historie të dhimbshme në Kosovë, të vrasjeve dhe dhunës, por njëkohësisht një përpjekje e pa ndalur dhe këmbëngulëse e popullit të Kosovës për liri.

“Izbica, 19 vjet më parë tronditi gjithë botën, por na dha forcën për t’u ngritur mbi dhimbjen, që rrugën tonë drejt lirisë ta jetësojmë me amanetin e të rënëve. Në Izbicë u vranë qytetarët tanë të Leqinës, Kostërcit e të Burojës, të Kllodernicës, Padalishtes, Morinës dhe Ujmirit, të Kërrnicës dhe fshatrave tjera të Komunës së Skënderajt. Kjo masakër mobilizoi gjithë botën demokratike për të ndalur dhunën dhe vrasjet dhe për t’i dhënë krah popullit të Kosovës në luftën e tij të drejt për liri dhe pavarësi”, tha kryeministri Haradinaj.


Po ashtu, kryeministri Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët Elez Geci dhe Maxhun Berisha të rënë tek Kryqi i Pozharit në Deçan.

Kryeministri Haradinaj, tha se Kosova sot është shtet i konsoliduar, demokratik e i lirë dhe në rrugën e tij drejt bashkimit me familjen evropiane dhe anëtarësim në NATO e OKB. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori