LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova të ndjek shembullin e Kroacisë në rrugëtimin e saj euroatlantik

Haradinaj: Kosova të ndjek shembullin e Kroacisë në rrugëtimin e saj euroatlantik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ish Kryetarin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq, i cili e uroi kryeministrin kosovar për detyrën, duke i shprehur atij dëshirat më të mira, për të dhe popullin e Kosovës, në rrugën euroatlantike.

Ish-kryetari kroat Mesiq nga ana e tij është shprehur se funksionet politike janë kalimtare, porse miqësia me Ramush Haradinajn dhe me popullin e Kosovës do të jetë e përjetshme.


Kryeministri Haradinaj theksoi mbështetjen e fuqishme që Kryetari Mesiq i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj, në të gjitha etapat, që nga lëvizja paqësore në vitet ’90 e deri te lufta çlirimtare si dhe rrugëtimi i vendit drejt pavarësisë, e deri në ditët e sotme.

“Në Kosovë jeton një komunitet i vogël kroat dhe unë si kryeministër i vendit, në asnjë moment nuk do t’i lë ata të vetëm. Do të jem pranë tyre…”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

“Shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO është një shembull i mirë, tek i cili duhet të mbështetet Kosova në agjendën e saj euroatlantike”, ka thënë kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori