LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Hyrja e Kosovës në NATO do të kontribuonte për paqe në rajon

Haradinaj: Hyrja e Kosovës në NATO do të kontribuonte për paqe në rajon

Kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi sot se Kosova po përshpejton procesin e përmbushjes së Agjendës së Reformës Evropiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me qëllim të përafrimit me BE-në, me synimin që deri në fund të vitit të marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në familjen evropiane.

Ai gjatë një takimi me ish-kryeministrin suedez dhe bashkëkryesuesin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare (ECFR), Carl Bildt, ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, proceset integruese euro-atlantike për Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.


Haradinaj tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në OKB është i rëndësishëm dhe do të kontribuonte në paqe dhe stabilitet jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë rajonin.

Ndërsa, ish-kryeministri suedez Carl Bildt uroi kryeministrin Haradinaj dhe popullin e Kosovës për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë dhe të arriturat brenda këtyre viteve.

Ish-kryeministri suedez u interesua për zhvillime të ndryshme në Kosovë dhe në rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori