LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj beson se nën udhëheqjen e Ursula von der Leyen, KE do ta kthejë Kosovën në dinamikat integruese evropiane

Haradinaj beson se nën udhëheqjen e Ursula von der Leyen, KE do ta kthejë Kosovën në dinamikat integruese evropiane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian, i cili ka zgjedhur sot Ursula von der Leyen presidente e Komisionit Evropian.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Jemi të bindur që zonja Ursula von der Leyen do t’i qëndrojë besnike qëndrimit, për një Evropë unike dhe të fuqishme.


“Republika e Kosovës, me gjithë specifikat dhe sfidat e saj, është e përkushtuar që të jetë kontribuese modeste dhe vlerë e shtuar përgjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Mirëpres votimin e znj. Ursula von der Leyen, Ministres aktuale të Mbrojtjes së Gjermanisë, për pozitën e Presidentes së Komisionit Evropian.

Kam besim të plotë që Komisioni Evropian nën udhëheqjen e saj, do të kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe besoj se Komisioni Evropian do të intensifikojë përpjekjet si pjesë të politikës së zgjerimit. Jemi të bindur që zonja Ursula von der Leyen do t’i qëndrojë besnike qëndrimit, për një Evropë unike dhe të fuqishme.

Republika e Kosovës, me gjithë specifikat dhe sfidat e saj, është e përkushtuar që të jetë kontribuese modeste dhe vlerë e shtuar përgjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Ursula von der Leyenu u emërua sot zyrtarisht si presidente e Komisionit Evropian. Kurse pro emërimit të saj votuan 383 ligjvënës evropianë, 327 e kundërshtuan dhe 22 abstenuan.

Ursula von der Leyen zgjidhet presidente e Komisionit Evropian
Lexo po ashtu Ursula von der Leyen zgjidhet presidente e Komisionit Evropian

Von der Leyen, e cila ka shërbyer si ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, të martën, iu drejtua Parlamentit Evropian, për të bindur deputetët që e meriton këtë funksion.

Ajo u kritikua për mënyrën se si u propozua emri i saj për këtë post, pasi që nuk ishte e pranishme në fushatën evropiane parazgjedhore, dhe as në mesin e kandidatëve që u janë paraqitur votuesve evropianë për të kryesuar Komisionin Evropian.

Deri më tani pozitën e presidentit të Komisionit Evropian e ka mbajtur, Jean Claud-Juncker. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori