LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Batalioni “Atlantiku”, gurthemel i lirisë

Haradinaj: Batalioni “Atlantiku”, gurthemel i lirisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim delegacionin e Batalionit “Atlantiku”.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se“Batalioni Atlantiku” është tregimi më kuptimplotë për luftëtarin shqiptar ndër breza, që sakrifikon gjithçka për t’iu bërë gurthemel i lirisë.

Postimi i plotë:


Ata e braktisën jetën e ndërtuar përtej Atlantikut, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. “Batalioni Atlantiku” është tregimi më kuptimplotë për luftëtarin shqiptar ndër breza, që sakrifikon gjithçka për t’iu bërë gurthemel lirisë. Nder i jashtëzakonshëm t’i prisja përfaqësuesit e këtij Batalioni që u rikthyen në vendin e tyre të origjinës, për shënimin e 20-vjetorit të themelimit, për t’u përulur tek varret e vëllëzërve të tyre të armës, rënë në luftën çlirimtare. Ne u jemi mirënjohës përjetësisht shqiptaro-amerikanëve që dhanë kontributin e tyre në luftë por edhe në liri, në forcimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori