LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Adrian Krasniqi, ndër heronjtë që vuri themelet e lirisë

Haradinaj: Adrian Krasniqi, ndër heronjtë që vuri themelet e lirisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në akademinë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Adrian Krasniqi ka thënë se Adriani ishte brezi i parë i luftëtarëve dhe themelues i UÇK-së, i cili rrjedh nga një familje luftëtare ndër shekuj.

Haradinaj në këtë akademi përkujtimore dhe Adriani ishte ndër heronjtë që vuri themelet e lirisë.

“Ai shihte shumë larg dhe deri në liri, ishte nga ata luftëtarë që përveç rrugës deri në liri kishte vizione dhe për më tutje”, theksoi  Haradinaj.


Ndërsa, profesori Nysret Pllana tha se lirinë  e Kosovës nuk e fali askush, por atë e fituan me gjak e shumë sakrificë.

Ai tha se sot e ndjejnë më shumë se kurrë mungesën e Adrianit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në akademinë përkujtimore në nderim të heroit Adrian Krasniqi tha se Adriani ishte ndër themeluesit e UÇK-së.

“Ende i ruajmë gjërat e Adrianit si kujtim, ende ia ndjejmë edhe ngjyrën e zërit të tij. Ne nuk mund ta shkruajmë historinë e tij por këtë do të duhej ta bënte Kosova për të cilën ai ra. Por këtë nuk deshën ta bëjnë ata që e udhëhoqën Kosovën në këto vite. Ai luftoi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj”, tha Selimi.

Ai po ashtu tha se Adriani shtegtonte dhe kryente aksione kudo në Kosovë.  “Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së.  Adriani ishte ai i cili  kishte marrë barrën për organizimin dhe furnizimin e UÇK-së”, tha ndër të tjera Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori