“Cilësi, besueshmëri, përmirësim të vazhdueshëm dhe inovacion” është motoja që do t’a përcjell ngjarjen dhe motivin e eventit që do të hap rrugë bashkëpunimi për bizneset e industrisë së hekur-çelikut nga Turqia dhe Kosova.
Ambasada Turke në Kosovë, specifikisht Unioni Turk i Eksportuesve (ÇİB) e njohur për misionin e saj në ndërtimin e një tregu të gjerë në industrinë metalurgjike, po organizon një ngjarje të rëndësishme ekonomike, ku nikoqir kësaj here do të jetë Prishtina.
Ky event po hap dyert për të gjitha kompanitë nga Kosova dhe rajoni, të cilat operojnë në këtë sektor, ndaj ftohen të marrin pjesë për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit me 28 kompani turke, te cilat priten të jenë pjesë e kësaj ngjarje.
Me 25 shkurt duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 18:00 në Emerald Hotel, me një agjendë të detajuar, janë planifikuar të mbahen mbi 100 takime dypalëshe biznesore.
Ky organizim do të jetë një “dritë e gjelbërt” në vazhdimin e investimeve të përbashkëta dhe do të shërbejë si gur themel për kompanitë prodhuese për forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e tregtisë mes dy vendeve.
Ceremonia e hapjes do të mbahet në ora 09:00, ku do të marrin pjesë Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, z. Sabri Tunç Angılı, si dhe Atasheu Tregtar, znj. Seda Ulukaya, me ç’rast pritet të flitet për nxitjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Misioni Tregtar në Kosovë do të organizohet nën drejtimin e Kryetarit të Unionit të Eksportuesve të Çelikut (ÇİB), z. Adnan Aslan, i cili ka theksuar se eksportet e çelikut nga Turqia në Kosova kanë shënuar rritje të konsiderueshme prej 148% në vitin e kaluar, duke arritur kështu në 264 mijë tonë.
Turqia tashmë përfaqëson 40% të tregut të hekur-çelikut dhe metaleve në Kosovë dhe kompanitë turke ofrojnë produkte me cilësi të lartë, duke u konsideruar si një aleat për vendin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit