LAJMI I FUNDIT:

Hapja më e re e pikës së grumbullimit të pemëve dhe perimeve – Fresco Group

Hapja më e re e pikës së grumbullimit të pemëve dhe perimeve – Fresco Group

Fresco Group, një lider në industrinë e produkteve ushqimore të cilësisë së lartë, ka hapur zyrtarisht pikën më të re të grumbullimit të pemëve dhe perimeve.

Ky vend i ri premton të sjellë një përvojë të paqartë blerjeje për konsumatorët që kërkojnë cilësi, luks dhe ekskluzivitet në çdo produkt që blejnë.

Fresco Group jo vetëm që feston sot zgjerimin e biznesit por po ashtu feston një trashëgimi nga tre breza kushtuar këtij pasioni dhe përkushtimi të plotë për më të mirën.

Filloi si një biznes familjar që shiste produkte të bëra në shtëpi ndërsa sot numëron sukseset në të gjithë ballkanin. Fresco Group me përvojën dhe besueshmërinë si lider jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet fqinje përfaqëson freskinë dhe cilësinë e produkteve më të mira në fushën e pemëve dhe perimeve.

Fresco Group përfaqëson teknologjinë më të fundit për të siguruar standardet më të larta me cilësi dhe efikasitet, nga objektet moderne të klasifikimit dhe paketimit deri në sistemet e avancuara të menaxhimit duke kontribuar poashtu në mjedis.

Fresco Group me një rrugëtim nga tradita në biznes mishëron frymën e këmbënguljes, angazhimit dhe punës së palodhshme.

Ishte kënaqësi të ishte pjesë e hapjes solemne Kryetari i Kuvendit, z. Glauk Konjufca i cili mori fjalën dhe ndër të tjerash shtoi për Fresco: “Fresco Group më kë bërë një përshtypje të veçantë, është një shembull i shkëlqyer se si duhet të ndërtohet një kompani nga fillimi deri në fund dhe se si duhet ti arrijë sukseset e saja në mënyrë të ndershme. Të tilla kompani shohim edhe në vendet më të zhvilluara të Evropës, bujqësisë, pemtarisë, perimtarisë gjithmonë do të shkojë duke ju rritur vlera, dhe na duhet gjithmonë ti mbështesim sepse është e ardhmja e njerëzimit”, shtoi tutje Konjufca.

 

Po ashtu, fjalën e mori edhe njëri nga bashkëpronarët, z.Granit Krasniqi.

“Ne këtë udhëtim 32 mujor nuk kishim pas mundësi ta bënim pa mbështetjen dhe përkrahjen e miqve, shokëve të cilët shumica janë të pranishëm. Atë që e filloj gjyshi me prodhimin e tij, e vazhduan babai dhe vëllezërit e tij me tregtim, prodhime bujqësore dhe me importe, eksporte, sot po e vazhdojmë dhe trashëgojmë unë dhe vëllezërit si familje. Po e jetësojmë këtë projekt me një punë të palodhshme, me këtë qendër të përpunimit dhe grumbullit të pemëve dhe perimeve e cila synim ka fokusin dhe vënien në pah të produkteve vendore dhe rritjen e vlerës së prodhimeve vendor dhe rritjen e agrobiznesit, duke u bërë  adresa e eksportit të produkteve vendore në mbarë Evropën”, u shpreh Krasniqi.

Ky projekt është aq i rëndësishëm sa që mund të konkuroj me projektet evropiane. 

Fresco Group, grup i pemëve dhe perimeve të freskëta!

Instagram: frescoexclusive

Facebook: FrescoExclusive1

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Kalo në kategori