LAJMI I FUNDIT:

Hapet shtegu deri te pllaka përkujtimore e “Nënë Terezës” në Shkup

Hapet shtegu deri te pllaka përkujtimore e “Nënë Terezës” në Shkup

Pas reagimeve të shumta në opinion Qyteti i Shkupi ka vendosur disa pllaka betoni për qasje tek pllaka përkujtimore e “Nënë Terezës”.

Pamjet tregojnë për estetikën dhe hapësirën mes pllakave, se si duhen bërë hapat në mënyrë që të arrihet tek pllaka përkujtimore, në mënyrë që të mund të vendosen lule. Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Skender Asani duke ju falënderuar Qytetit të Shkupit që ka reflektuar edhe përskaj saj se bëhet fjalë për një pronë të privatizuar dhe ka mundësuar hapjen e një shtegu për të vendosur lule te pllaka përkujtimore Nënës Terezë, theksoi se nuk është kënaqur nga ky investim, por shpreson që kjo të jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme.

“Fillimisht kur është bërë parku që i ka hequr themelet është joserioze për Qytetin e Shkupit dhe protestat tona që i kemi bërë tek faktori i brendshëm, tek institucionet, tek liderët si te kryetari i Qeverisë, kryetari i Kuvendit, kryetari i shtetit, korri diplomatik, ka rezultuar që ata të reflektojnë në Qytetin e Shkupit…kjo që po e shohim sot nuk është ajo që e kemi kërkuar, por besoj që është një shenjë se do të bëhet diçka. Poqëse neglizhohet kjo dhe manipulohet ky mirëkuptim i joni, ashtu sikur jemi grumbulluar ne do t’i përdorim reagimet tjera edhe institucionale por edhe qytetare”, deklaroi Asani./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori