LAJMI I FUNDIT:

Hapet sezoni i gjuetisë 2016-2017

Hapet sezoni i gjuetisë 2016-2017

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka marrë vendim për hapjen e sezonit të gjuetisë për periudhën 2016-2017.

Sezoni i gjuetisë për lloje të caktuara të kafshëve të egra në tërë territorin e Republikës së Kosovës, do të hapet që nga data 6 nëntor e këtij viti dhe gjuetia do të organizohet vetëm ditëve të diela.

Duke u bazuar në këtë vendim, organizimi i gjuetisë do të bëhet nga menaxherët e vendgjuetive, si dhe nën mbikëqyrjen e organeve përgjegjëse të MBPZHR-së, ndërkaq aktivitetet e gjuetisë mund t’i kryejnë të gjithë menaxherët e vendgjuetive dhe të shoqatave të gjuetisë, të cilët i kanë hartuar planet vjetore sipas Ligjit për Gjuetinë dhe duke u bazuar në nenet e caktuara të Udhëzimit Administrativ për Planet Menaxhuese dhe Vjetore të Menaxhimit të Vendgjuetive.


Ndërkaq, këtë vendim obligohet që ta zbatojnë Agjencia Pyjore e Kosovës, Federata e Gjahtarëve të Kosovës, menaxherët e vendgjuetive, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Sipas legjislacionit në fuqi, ministri me vendim të veçantë do të shpallë mbylljen e sezonit të gjuetisë.

Me poshtë janë pikat e vendimit:

V E N D I M

Për Hapjen e Sezonit të Gjuetisë 2016 – 2017

1. Shpallet i hapur sezoni i gjuetisë për periudhën 2016-2017 për lloje të caktuara të kafshëve të egra në tërë territorin e Republikës se Kosovës.

2. Sezoni i gjuetisë shpallet i hapur nga data 06 Nëntor 2016 dhe gjuetia mund te organizohet vetëm gjatë ditëve të diela.

3. Gjuetia do të zhvillohet në reduktimin e llojeve të caktuara të kafshëve të egra në përputhshmëri të plotë me nenet 5, 8, 9, 10, 11 dhe 14 të Ligjit Nr. 02/L-53 për Gjuetinë, Udhëzimin Administrativ të MBPZHR Nr. 11/2007 për Sezonin e Gjuetisë, nenet 2, 3, 4, 6 dhe 11 të Udhëzimit Administrativ të MBPZHR Nr. 02/2008 për Përdorimin e armëve dhe municionit të përshtatshëm për gjueti, si dhe në harmoni me planet menaxhuese dhe operative vjetore të vendgjuetive.

4. Aktivitetet e gjuetisë mund t’i kryejnë të gjithë menaxherët e vendgjuetive dhe të shoqatave të gjuetisë, të cilët i kanë hartuar planet vjetore të vendgjuetive sipas Nenit 43 të Ligjit për Gjuetinë (Plani Vjetor i Menaxhimit) dhe duke u bazuar ne kriteret e Udhëzimit Administrativ, Nr. 08/2008 për planet menaxhuese dhe vjetore të menaxhimit të vendgjuetive.

5. Organizimi i Gjuetisë në bazë të këtij vendimi do të bëhet nga Menaxheret e vendgjuetive, si dhe nën mbikëqyrjen e organeve përgjegjëse të Ministrisë se Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

6. Gjahtarët mund të marrin pjesë në gjueti nëse e kanë të dhënë provimin për gjahtarë, sipas nenit 11 të Ligjit për Gjuetinë dhe sipas kritereve të Udhëzimit Administrativ Nr. 23/2007 për Programin për aftësimin e kuadrove në gjueti, si dhe të ketë lejen me shkrim nga menaxheri i vendgjuetisë.

7. Obligohet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural -Departamenti i Pylltarisë, Agjencia e Pyjore e Kosovës, Federata e Gjahtarëve të Kosovës, Menaxherët e vendgjuetive, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, drejtoritë komunale për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural të Republikës së Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori