Në ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, u mbajt ceremonia e hapjes së Muzeut të Burgut të Prishtinës, në kuadër të së cilës do të hapet ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit”.

Në këtë ceremoni, kanë marrë pjesë edhe ministri i kulturës, Hajrullah Çeku si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.


Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës në hapjen e “Muzeut Burgu të Prishtinës - Burgu i Idealit”, tha se kjo qendër paraburgimi po shndërrohet në një qendër muze dhe se nga sot është ast i kulturës, tonë,

“Burgu i Idealit hap dyert dhe nuk do të mbyllen më'. Dyert e burgut sot do të jenë të hapura për të gjithë këtu, ku përpara hyhej pa e ditur se a do të mund të dilej gjallë jashtë. Sot u përkulemi atyre që vuajtën në këtë burg, që sakrifikuan për liri, përjetuan tortura gjenocidaldhe ju shprehim mirënjohjen tonë për kontributin e rezistencën e tyre”, tha ministri Çeku

Me hapjen e këtij muze, tha ministri, duhet tu tregojmë edhe ndërkombëtarëve se në këto burgje u flijuan shumë veta.

“Këtë histori duhet t’ua tregojmë fëmijëve të gjithë qytetarëve që sakrifica e rezistenca e ish të burgosurve politik të mos harrohet kurrë. Këtë duhet t’ia themi gjithë botës”, tha ai.

Ministri bëri të ditur se në këtë muze do të ketë materiale të llojllojshme, janë rrëfimet dhe përjetimet e të burgosurve si dhe do të jenë emrat e të gjithë burgosurve.

Çeku e me këtë rast tha se u është mirënjohës të gjithë atyre që ndihmuan në shndërrimin e këtij burgu në Muze. Ministri me këtë rast falënderoj posaçërisht edhe Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës.

Në emër të Shoqatës së të Burgosurve, Hydajet Hyseni, tha se ky muze mund t’i shërbejë Prishtinës si një objekt reflektues e përkujtues. Ai foli për ashpërsinë e burgut dhe uroi që të mos ketë më të burgosur politikë.

“Urojmë që kurrë të mos kemi të burgosur politikë. Urojmë që bashkërisht të mos kemi luftëtarë lirie që përballen me padrejtësi”, tha ndër të tjera Hyseni.

Në këtë muze janë paraqitur rrëfimet dhe përjetimet e të burgosurve shqiptarë të arrestuar nga regjimi i kohës, kryesisht gjatë viteve të '80-ta dhe të '90-ta të shekullit 20.

Muzeu do të jetë i hapur çdo ditë prej orës 10:00 deri 19:00, përveç ditës së hënë.

292743539 841581490142718 5924820904533276101 n 1

292615577 573517734420923 2878698484415635615 n

292598005 1276812786059170 6133351323396149339 n

292497472 764906781598744 3424840647881995017 n

293441398 738338943883744 185089185681270607 n

292556330 1043625772946895 6040698967219962374 n

293392077 733802014404511 3641155539690683768 n

293241996 994377424568682 5819777948052934748 n

293389802 1842597115947341 8592432029612329853 n

293317911 934890021245898 5395479506411163895 n