Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për herë të dytë hap garën për fotografitë më të mira me motive nga bujqësia. Gara është e hapur nga sot e deri më 15 gusht.
Sipas një njoftimi të kësaj ministrie, kjo garë bëhet me qëllim të promovimit të prodhimtarisë bujqësore në Kosovë, promovimit të produkteve vendore, promovimit të fermerëve dhe fermave kosovare, si dhe nxitjes së më shumë qytetarëve që të punojnë tokën, duke nxitur kështu zhvillimin rural, që ndikon në rritjen e ekonomisë dhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Vitin e kaluar kjo garë ka sjellë në pah punën e fermerëve tanë anekënd Kosovës, e të cilat janë përmbledhur në një album prej 100 fotografive më të mira.
Ja njoftimi i plotë:
Nga sot hapet gara për fotografitë më të mira me motive nga bujqësia #tokajone
Prishtinë, 15 qershor 2016 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për herë të dytë hap garën për fotografitë më të mira me motive nga bujqësia. Gara është e hapur nga sot e deri më 15 gusht 2016.
Kjo garë bëhet me qëllim të promovimit të prodhimtarisë bujqësore në Kosovë, promovimit të produkteve vendore, promovimit të fermerëve dhe fermave kosovare, si dhe nxitjes së më shumë qytetarëve që të punojnë tokën, duke nxitur kështu zhvillimin rural, që ndikon në rritjen e ekonomisë dhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Vitin e kaluar kjo garë ka sjellë në pah punën e fermerëve tanë anekënd Kosovës, e të cilat janë përmbledhur në një album prej 100 fotografive më të mira.
Rregullat dhe procedura e garimit
Kjo garë është e hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e huaj që jetojnë përkohësisht në Kosovë. Fotografitë mund të jenë nga më të ndryshmet, por që ndërlidhen me bujqësinë, si p.sh.: pemishte, vreshta, drithëra, serra, perime në fushë të hapur, fabrika të përpunimit të produkteve bujqësore, bagëti, fermerë duke punuar tokën, momente duke konsumuar produkte vendore, etj.
Fotografia duhet të jetë autoriale dhe procedura për përfshirje në garë është e thjeshtë. Fotografinë e postoni në rrjetet sociale, Facebook, Instagram apo Twitter me hashtagun #TokaJone. Shkruajeni emrin e vendit ku është bërë fotografia, datën dhe autorin e saj. Postuesi i fotografisë duhet ta ketë të drejtën autoriale për fotografinë e postuar. Një person ka të drejtë të dërgojë deri në 5 fotografi dhe ato mund të behën me çfarëdo mjeti fotografues: telefon, tablet, aparat fotografik. Fotografitë duhet të jenë realizuar gjatë këtij viti.
Vlerësimin e fotografive më të mira do ta bëjë një juri profesionale. Kjo juri do të përzgjedh 100 fotografitë më të mira, të cilat do të publikohen në një album promovues.
Prej këtyre 100 fotografive, do të përzgjidhen 10 fotografitë fituese, të cilat do të ekspozohen për një vit në ambientet e MBPZHR-së.
Dhjetë fotografitë më të mira do të shpërblehen financiarisht. Vendi i parë do të shpërblehet me 800 euro, vendi i dytë me 500 euro dhe vendi i tretë me 300 euro. Ndërkaq nga vendi i katërt deri të vendi i dhjetë do të shpërblehen me nga 100 euro.
Autori ruan të drejtën autoriale të fotografisë, por me pjesëmarrjen në garë, MBPZHR-së i jep të drejtën për publikimin dhe përdorimin jokomercial të fotografive të postuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Nesër, promovohet libri “GALERIA DODONA” nga autorja Alisa Canaj-Maliqi

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa