LAJMI I FUNDIT:

Hapet fabrikë e re tekstili në Prilep

Hapet fabrikë e re tekstili në Prilep

Në zonën industriale ‘Prilep 1’ është hapur fabrikë e re, investim i kompanisë së tekstilit ‘Triteks’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fabrikën e re me sipërfaqe prej 4.000 metra katrorë do të ketë rreth 300 punësime të reja, ka thënë mbrëmë në hapjen e fabrikës pronari Dejan Naumovski.


Kryetari i Bordit të drejtorëve të I.U. ‘Vitaminka’ sh.a. Prilep, Simon Naumovski, në emër të Odës ekonomike të Maqedonisë uroi hapjen e fabrikës dhe dëshiroi edhe shumë objekte të reja të lëshohen në përdorim.

Në zonën industriale në Prilep, para katër viteve janë shitur 21 lokacione dhe fabrika ‘Triteks’ është objekti i 11-të i ndërtuar në këtë zonë, informoi kryetari i komunës së Prilepit, Marjan Risteski./Telegrafi/