Lehtësimi i masave gjatë pandemisë COVID-19, ka bërë që prej fillimit të javës të hapen shumë dyqane me aksesor të ndryshëm. Por dëmet e bllokimit dy mujor po vazhdojnë të jenë evidente, pasi interesimi i qytetarëve përkundër hapjes është i vogël.
Pronarët e këtyre dyqaneve thonë se masat e kufizimit të lëvizjes po bëjnë që frekuentimi i qytetarëve të jetë nën pritjet e tyre.
E këta të fundit i mirëpriten rihapjen e ekonomisë dhe tregut për të blerë gjërat e nevojshme.
KosovaPress ka qëndruar tek disa dyqane, ku pronarët e tyre thonë se java e parë e shitjes pas pandemisë, ka qenë me fitim zero, derisa theksuan se nëse vazhdohet me këtë mosinteresim të qytetarëve, gjasat e falimentimit janë të mëdha.
Lulzim Boshnjaku, pronar i dyqanit “Relax Mode”, tregon se javën e parë kanë filluar me një punë solide, kurse sa i përket humbjeve thotë se kanë qenë evidente.
“Kjo javë pas pandemisë, që kemi filluar me punë nga e hëna, kemi filluar me një punë solide, shumë më mirë se sa që kemi qenë krejtësisht të mbyllur. Presim ditëve në vijim kur të hapen bizneset tjera, të rritët qarkullimi dhe interesimi i njerëzve… Humbjet kanë qenë evidente për arsye të mbylljes së biznesit, kurse të gjitha shpenzimet tjera kanë vijuar normalisht… Të vetmen mbështetje e kemi pasur nga ana e qeverisë, me pakon emergjente e cila ka pasur vlerë 170 euro”, thotë ai.
Ai shpreson se deri në qershor, do të kthehet interesimi i qytetarëve.
Atdhetar Latifi, pronar i dyqanit “Shopping Family”, thotë se vetëm në ditën e parë pas rihapjes kanë pasur pak shitje, kurse ditëve tjera nuk ka pasur fare qarkullim.
Ai theksoi se ky mosinteresim i qytetarëve për veshmbathje po i dëmton shumë.
“Në fillim ka pasur nga pak qarkullim, të hënën prej se e kemi hapur sepse kanë pasur njerëzit nevojë mirëpo mbas andej nuk ka pasur fare qarkullim dhe besoj që vetëm për nevoja personale besoj që njerëzit janë duke dalë këto ditë… Po presim edhe kjo faza e dytë që ka me ndodhë me 18, nëse nuk ndodhë kjo mendoj që në korrik, kemi shpresa për shkak se neve po na dëmton shumë”, thotë ai.
Edhe pronar të tjerë të bizneseve në kryeqytet, duke mos dashur të prononcohen para kamerave, thonë se nëse vazhdohet me këtë ritëm do të detyrohen t’i mbyllin dyqanet.
Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, thotë se të hyrat e sektorit privat kanë rënie gjë e cila ka ndikuar që të bie fuqia blerëse dhe për këtë arsye ka ulje të konsumit.
“Nëse nuk dalim më shpejtë me planin e rimëkëmbjes në fazën e dytë, atëherë do të kemi vështirësi edhe më të mëdha për arsye se ka rënie të madhe të konsumit… Të hyrat e sektorit privat, kanë rënie dhe kjo ka ndikuar që të bie fuqia blerëse e qytetarëve të Kosovës dhe për këtë arsye kemi ulje të konsumit, përveç gjërave esenciale siç janë ushqimi dhe produktet higjienike sektorët tjera kanë rënie të mëdha për shkak të rënies së fuqisë blerëse”, deklaroi ai.
Ai theksoi se në këtë fazë që jemi duhet t’i ndihmohet prodhuesve dhe bizneseve me grande dhe kredi.
“Duhet të dilet me formë të grandëve të përkrahen bizneset do të thotë bizneset e vogla dhe të mesme, pastaj të shikohet përkrahja e bizneseve prodhuese që kanë potencial të eksportojnë, duke ju jep grand dhe kredi dhe këto janë lehtësirat tatimore duke vazhduar me pako stimuluese për tatim dhe kjo mandej duhet të vazhdohet me investime kapitale”, thotë ai.
Përndryshe, masa lehtësuese pritet të ketë edhe pas 18 majit. Ndërsa, Ministria e Financave ka nis diskutimet për pakon tjetër mbështetëse pas pandemisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë