Hansi Flick dënohet nga UEFA

Hansi Flick do të mungojë në ndeshjen e parë të Barcelonës në Ligën e Kampionëve për shkak të një ndëshkimi nga UEFA.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është pezulluar për një ndeshje dhe është gjobitur me 17,000 euro nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s për sjellje të pahijshme.
Gjermani ishte kritik ndaj disa vendimeve të gjyqtarëve gjatë humbjes dramatike 4-3 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit në maj, ku Barcelona u eliminua me rezultat të përgjithshëm 7-6.
Edhe asistenti i tij, Marcus Sorg, ka marrë të njëjtin dënim, pezullim për një ndeshje dhe gjobë financiare.
Ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve zhvillohen nga 16 deri më 18 shtator.
Flick, ish-përzgjedhës i Gjermanisë, u emërua në krye të Barcelonës në qershor të vitit 2024 dhe fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës në sezonin e tij të parë.
Në një vendim të ndarë, sulmuesit e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Robert Lewandowski, janë gjobitur secili me 4,300 euro për mosrespektim të udhëzimeve të zyrtarëve të antidopingut dhe për mosparaqitje të menjëhershme në vendin e kontrollit pas përfundimit të së njëjtës ndeshje kundër Interit./Telegrafi/











































