Hani i Elezit detyrohet të paguajë mbi 300 mijë euro për kontratën kolektive

Komuna e Hanit të Elezit që nga fillimi i vitit të kaluar kishte planifikuar rreth 550 mijë euro për investime kapitale në infrastrukturë dhe në fusha të tjera, mirëpo deri më tash nuk ka arritur t’i përmbush objektivat shkaku i kontratës kolektive të arsimit e cila po zbatohet nëpërmjet përmbaruesve.
Problemi i kësaj kontrate prej vitesh ka mbetur çështje e pazgjidhur në mes të komunave të Kosovës dhe nivelit qendror, andaj deri më tash komuna e Hanit të Elezit është detyruar t’i paguajë rreth 300 mijë euro për këtë kontratë të mësimdhënësve pasi që atyre iu takojnë shujtat, pagesat e udhëtimit e të tjera.
Mehmet Ballazhi, kryetar i komunës së Hanit të Elezit, ka thënë për Telegrafin, se përmbaruesi nëpërmjet thesarit të shtetit po i merr paratë pa e pyetur fare komunën për ta zbatuar kontratën kolektive.
“Projektet që kemi pasur me i realizuar që nga fillimi i vitit të kaluar e deri më tash, na ka penguar në masë të madhe kontrata kolektive. Përmbaruesi nuk pyet se ku duhet të merren paratë për këtë kontratë të arsimit, andaj në shumicën e rasteve ato po merren te projektet kapitale. Pra 550 mijë euro kanë qenë të planifikuara për projekte kapitale, ndërkaq deri tash rreth 300 mijë prej tyre i ka marrë përmbaruesi, për shujta, udhëtime e të tjera”, ka thënë Ballazhi.
Ballazhi, shpjegon se kanë kërkuar disa herë nga niveli qendror të bëhet rimbursimi për të gjitha komunat për ta zgjidhur problemin e kontratave kolektive, por deri më tash nuk ka asgjë konkrete, ndërkaq barra po vazhdon t’i bie komunave.
“Rimbursimi për kontratat kolektive nuk po ndodh, ndoshta për shkak se qeveria e nivelit qendror nuk ka qeverisur me të gjitha komunat, prandaj kjo ka qenë edhe pengesë mjaftë e madhe, sidomos për neve si komunë e vogël dhe që kemi shumë nevojë për realizim të projekteve kapitale”, ka thënë Ballazhi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani