LAJMI I FUNDIT:

Hangari i aeroplanëve Boeing mbulohet i tëri në shkumë pas alarmit nga zjarri

Hangari i aeroplanëve Boeing mbulohet i tëri në shkumë pas alarmit nga zjarri

Një video spektakolare aktualisht po qarkullon në internet nga një hangar avionësh në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare (ORD) në Çikago.

Ajo tregon sesi gypat spërkatnin avionët e shumtë të kompanisë ajrore amerikane American Airlines, transmeton Telegrafi.


E gjitha kjo ndodhi si pasojë e një alarmi të zjarrit dhe për këtë u aktivizua edhe sistemi kundër zjarrit.

Sisteme të tilla janë krijuar për të shuar zjarret sa më shpejt dhe me efikasitet që të jetë e mundur.

Në rastin specifik, megjithatë, duket se nuk ishte një zjarr, por një gabim që ishte përgjegjës për lëshimin e sasisë së madhe të shkumës.

Sipas linjës ajrore në fjalë, asnjë person nuk u lëndua në incident. Gjithashtu nuk ka pasur dëme.

Sidoqoftë, pastrimi pas incidentit mund të ketë marrë ca kohë. /Telegrafi/