Hamilton siguron 'pole-position', niset i pari në Suzuka të Japonisë

Britaniku Lewis Hamilton ka arritur të sigurojë 'pole-positon' në garën për Çmimin e madh të Japonisë.
Lewis Hamilton ishte protagonist absolut në pistën e Suzukas, kur regjistroi “pole position” e 80-të në karrierë.
Piloti britanik i Mercedesit dominoi në kualifikuese, duke e përshkuar pistën me kohën më të mirë 1’27”760, vetëm 299 të mijtat më shpejt se shoku i tij skuadrës, Valttery Bottas.
Vendi i tretë në nisje i takon Max Verstappenit, që bëri më mirë se dy makinat e Ferrarit, përcjell SS.
Kualifikueset ishin për t’u harruar për Sebastian Vettel, që i mbylli me kohën e 9-të më të mirë, ndërsa Kimi Raikkonen arriti t’i limitonte dëmet, duke shënuar kohën e katërt më të mirë.
Pozicioni i pestë në nisje për Romain Grosjean (Haas), që i parapriu Brendon Hartley-t (Toro Rosso).
Në vijën e katër të nisjes Pierre Gasly (Toro Rosso) dhe Esteban Ocon (Force India).
Përkrah gjermanit të Ferrarit, Vettel, në vijën e pestë do të jetë Sergio Perez (Force India).

















































