Krahu i armatosur i Hamasit ka thënë të hënën se ishte gati të lironte 70 pengje izraelite, kryesisht gra dhe fëmijë, në këmbim të një armëpushimi pesë-ditor në Gaza.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Abu Ubaida, zëdhënësi i Brigadave al-Qassam, tha në një regjistrim audio të postuar në Telegram, dhe të raportuar nga Reuters, se negociatat janë zhvilluar me ndërmjetësit e Katarit.
“Javën e kaluar pati një përpjekje nga vëllezërit e Katarit për të liruar robërit e armikut – nga gratë dhe fëmijët – në këmbim të lirimit të 200 fëmijëve palestinezë dhe 75 grave të ndaluara nga armiku”, citohet të ketë thënë Ubaida.
Armëpushimi i propozuar, sipas Ubaida, “duhet të përfshijë një armëpushim të plotë dhe të lejojë ndihmë humanitare kudo në Rripin e Gazës”, raportoi Reuters.
Siç kujtojnë mediat, rreth 240 pengje u zunë rob gjatë sulmit terrorist të Hamasit në Izrael më 7 tetor, nga i cili u vranë rreth 1,400 njerëz.
Dhe ndërsa Hamasi liroi katër pengje muajin e kaluar me ndërmjetësimin e Katarit dhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit liruan një tjetër, asnjë peng tjetër nuk është liruar.
Në regjistrimin audio, Ubaida akuzoi gjithashtu Izraelin për “zvarritje dhe shmangie” të një marrëveshjeje, raportoi Reuters.
Raportet e mëparshme thanë se Hamasi kishte propozuar shkëmbimin e 50 pengjeve izraelitë për një armëpushim pesë-ditor në Gaza – një ofertë e refuzuar nga Izraeli.
The Guardian, e cila citoi tre burime të njohura me ato bisedime, tha se marrëveshja përfshinte lirimin e fëmijëve, grave, të moshuarve dhe njerëzve të sëmurë në këmbim të një pauze në bombardimet e Izraelit të Gazës, për të cilën Hamasi tha se do t’i mundësonte “mbledhjen e pengjeve”.
Përpjekjet e fundit të negociatave për armëpushimin vijnë në mes të një numri në rritje të vdekjeve në Gaza, për të cilin ministria e shëndetësisë e Rripit thotë se tani tejkalon më shumë se 11,000 njerëz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë