LAJMI I FUNDIT:

Hamann: Bayern Munich duhet të dënohet që luajti me 12 lojtarë në fushë

Hamann: Bayern Munich duhet të dënohet që luajti me 12 lojtarë në fushë

Ish-lojtari i njohur gjerman, Dietmar Hamann ka thënë se Bayern Munich duhet të ndëshkohet për futjen e 12 lojtarëve në fushë në të njëjtën kohë gjatë fitores së tyre në Bundesligë kundër Freiburg të shtunën pasdite.

Bavarezët futen në fushë një lojtar shtesë gjatë fazës së fundit të fitores së tyre 4-1 në Europa-Park Stadion, pasi Niklas Sule u inkuadrua për të zëvendësuar Corentin Tolisson tashmë të larguar përpara se të ndodhte një ndërrim midis Kingsley Coman dhe Marcel Sabitzer.

Rreth 20 sekonda u luajtën përpara se ndeshja të ndalej, duke çuar në një vonesë të konsiderueshme drejt fazave të mbylljes së ndeshjes, dhe tani Hamann ka folur mbi këtë çështje, duke deklaruar se Bayerni duhet të përballet me masa disiplinore.


Bayernin e pret ndëshkimi: Luajti me 12 lojtarë ndaj Freiburgut për më shumë se 17 sekonda
Lexo po ashtu Bayernin e pret ndëshkimi: Luajti me 12 lojtarë ndaj Freiburgut për më shumë se 17 sekonda

“Është një shkelje e rregullave”, ka thënë fillimisht Hamann teksa mbulonte ndeshjen për Sky Sport Germany.

“Nëse njëri hyn në fushë, një tjetër duhet të largohet. Nuk ka rëndësi nëse ata luajnë 20 sekonda, dymbëdhjetë apo pesë minuta”.

https://twitter.com/BRGoals/status/1510343273138827281

“Nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se duhet të dënohet”, përfundoi gjermani.

Freiburg deri më tani nuk ka treguar nëse ata do të kërkojnë veprim kundër Bayernit për këtë çështje, por duke pasur parasysh se fitorja do t’i kishte parë ata të ecin me ritëm me vendin e katërt RB Leipzig në garën për Ligën e Kampionëve, çështja ka të ngjarë të analizohet ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët i thanë Carvajalit në ambulancë se karriera e tij kishte përfunduar", ish-ylli i Real Madridit zbulon prapaskenat e lëndimit të spanjollit

La Liga
Dokumentari që zbulon skandalin e Laportës te Barcelona – publikohen detajet e para

Dokumentari që zbulon skandalin e Laportës te Barcelona – publikohen detajet e para

La Liga
Si po thyen Ruben Amorim një nga rregullat e pashkruara të futbollit

Si po thyen Ruben Amorim një nga rregullat e pashkruara të futbollit

Premier League
Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ndërkombëtare
Mbappe dhe pjesa tjetër e ekipit të Francës shijojnë luksin në ndërtesën më të lartë në Kroaci – federata ka marr me qira të gjithë hotelin

Mbappe dhe pjesa tjetër e ekipit të Francës shijojnë luksin në ndërtesën më të lartë në Kroaci – federata ka marr me qira të gjithë hotelin

Përfaqësueset
Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori