Në mënyrë simbolike ata kanë shprehur indinjatën dhe pakënaqësinë e tyre lidhur me listat zgjedhore që po i rikthejnë të vdekurit për të votuar në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013.

Duke pasur parasysh se listat zgjedhore nuk janë pastruar dhe se në to figuron akoma një numër i madh i personave që kanë vdekur vite më parë, aktivistët e INPO-s, me moton “Unë Votoj”, “kanë dëshmuar se Kosova është ndër shtetet e rralla në botë që me listat zgjedhore po e konfirmon vërtetësinë e mitit të ashtuquajtur Halloween dhe po i rikthen të vdekurit për të votuar”, thuhet në një kumtesë të kësaj organizate. /Telegrafi/

inpo