Aktorja e popullarizuar, Halle Berry, me vite të tëra çmohet për figurën e saj trupore.

Dhe për fansat e saj, ajo ka vendosur të tregojë sekretin që tregon prapa linjave të 51-vjeçares.


HalleBerry1 2 (Foto: Getty Images)

Në një postim në rrjetet sociale, fituesja e Oscarit ka treguar për rutinën e ushtrimeve të saja që e ka shoqëruar me një fotografi dhe video.

Në shkrimin e saj të gjatë në Instagram, aktorja u ka kërkuar ndjekësve të saj që të kujdesen për veten e tyre.

"Keni pyetur si të filloni? Është e thjeshtë... Vetëm vendosni t'ia nisni! Sot vendosni se ia vlen!".

halle2 (Foto: Getty Images)

"Më besoni, e di se është vështirë të përqendroheni dhe t'i kushtoni kohë stërvitjeve çdo ditë, por brenda 24 orëve në ditë, mund të ndani një orë dhe t'ia kushtoni vetes!".

HalleBerry1 3 (Foto: Getty Images)

Halle, e cila është nënë e dy fëmijëve, në videon që e shoqëron postimin ka treguar një formë të ushtrimeve. /Telegrafi/

HalleBerry1 3 1 (Foto: Getty Images)

HalleBerry1 4 (Foto: Getty Images)

HalleBerry1 5 (Foto: Getty Images)