LAJMI I FUNDIT:

Anëtarja e re e Kryesisë së LDK-së e quan shfaqje teatrale ceremoninë për ardhjen e vaksinave antiCOVID-19

Anëtarja e re e Kryesisë së LDK-së e quan shfaqje teatrale ceremoninë për ardhjen e vaksinave antiCOVID-19

Anëtarja e re e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi e ka quajtur shfaqje teatrale ceremoninë me rastin e ardhjes së kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19.

Halimi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ngarendja për të marrë primatin se kush e solli vaksinën, nuk është asgjë tjetër pos shfrytëzim i egër i fatkeqësisë së këtij vendi të varfër dhe të lënë anash nga çfarëdo agjende ndërkombëtare për zhvillim.


Lexoni të plotë postimin:

Shfaqja teatrale e mbrëmjes së djeshme për të luajtur rolin e shpëtimtarit në Aeroportin e Prishtinës dhe rrjete sociale, shpërfaq realitetin e hidhur të politikës kosovare dhe jo vetëm karshi ndjeshmërisë ndaj njeriut dhe gjendjes së tij. Ngarendja për të marrë primatin se kush e solli vaksinën, nuk është asgjë tjetër pos shfrytëzim i egër i fatkeqësisë së këtij vendi të varfër dhe të lënë anash nga çfarëdo agjende ndërkombëtare për zhvillim.

Betejën me kujdesin e dhembshurin ndaj kësaj situate, partitë politike e kanë humbur gjatë fushatës elektorale, prandaj sot rritja marramendëse e rasteve me COVID-19 janë rezultat edhe i tyre!

Andaj, kalkulimet e tilla me jetë njerëzish, duhet të marrin një fund, në të kundërtën, ne do të vazhdojmë të jetojmë në mjerimin e çnjerëzores. /Telegrafi/