“Një ngjarje të cilën do ta përkufizoja ‘dy dashuri të mëdha’ të cilat përfunduan me katër jetë të humbura…”. Kështu e nisi fjalën e saj hyrëse Sahide Gashi, prokurore e rastit, në gjykimin e të akuzuarve për vrasjen e e trefishtë në Gllogjan që ka ndodhur në nëntor të vitit 2021.
Për këtë rast të akuzuar janë Kreshnik, Halil e Kastriot Mehmetaj.
Dy vjet pas ngjarjes tragjike u mbajt shqyrtimi kryesor në Gjykatën e Pejës.
Prezentë në seancë ishin edhe nxënës të cilët kishin qenë në autobusin fatkeq, i cili ishte qëlluar me armë zjarri më shumë se 5 herë.
Nxënësit kishin ardhur në cilësinë e të dëmtuarve.
Gjatë seancës ndaj kryefamiljarit Mehmetaj dhe dy djemve të tij pati rrëfime në detaje nga të akuzuarit dhe familjarë të viktimave.
Tre persona qenë vrarë në sulmin me armë zjarri kundër autobusit, i cili po kthehej pasi kishte bartur nxënësit nga shkolla.
Viktima ishin 2 nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M., dhe shoferi i autobusit S.Gj.
Sipas Prokurorisë, vrasja ka ndodhur “për motive hakmarrëse pa çarë kokën për pasojat” të familjes Mehmetaj ndaj tani të ndjerit S.Gj., duke e ndërlidhur vetëvrasjen e motrës së të akuzuarve Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj, H.M., me tani të ndjerin S.Gj.
Sipas dosjes së Prokurorisë, Kreshnik e Kastriot Mehmetaj kishin planifikuar vrasjen dhe kishin ndarë detyrat, për mënyrën dhe kohën e kryerjes së vrasjes, kurse babai tyre i kishte shtyrë në këto veprime.
Asnjëri nga të akuzuarit nuk e pranoi fajësinë për akuzat që u vihen në barrë nga Prokuroria.
Halil Mehmetajt nuk iu aprovua pranimi i fajësisë për armëmbajtje pa leje nga trupi gjykues i përbërë nga Violeta Husaj – Rugova, Shaqë Curri dhe Leon Përlaska.
Këtë ndërlidhje me vetëvrasjen e H.M. si motiv të vrasjes që po gjykohet në këtë rast, mbrojtja e të akuzuarve e cilësoi si hetim të gabuar e veprime të ngutshme, duke u bazuar sipas tyre në spekulime dhe thashetheme të fshatit, të cilat e kanë orientuar gabimisht Prokurorinë në ndriçimin e rastit.
Për vetëvrasjen e motrës së tij, i akuzuari Kastriot Mehmetaj tha se ajo kishte lënë një letër në të cilën nuk kishte fajësuar askënd.
“Për atë rast (vetëvrasjen) ia kemi lënë drejtësisë, ka dalë që ka qenë depresion momental. Nuk e kemi akuzu askënd, jemi duke u mbajtë padrejtësisht” – u shpreh i akuzuari para Gjykatës.
Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, potencoi se do të ftohen si dëshmitarë persona nga shoqëria e vajzës së vetëvrarë H.M. dhe kolegë të të ndjerit S.Gj., e do të shpalosen shumë prova të tjera.
Prokurorja tha se do të vërtetohet gjatë këtij gjykimi për motivet e vrasjes përmes këtyre dëshmive të dëshmitarëve e përmes provave materiale, ku përfshihen skica, kamera të sigurisë e përgjime të bisedave mes të akuzuarve.
Sipas Gashit, municionet që ishin gjetur te familja Mehmetaj kishin përkuar me karakteristikat dhe prejardhjen e armës së gëzhojave që ishin gjetur në vendin e ngjarjes.
Për këto pretendime, avokatja Kosovare Kelmendi tha se është normale të kenë ngjashmëri me karakteristikat dhe prejardhjen e armëve meqë ato armë ishin që nga koha e pasluftës dhe ishin nga i njëjti prodhues.
Ajo shtoi se ky rast duhet trajtuar me kujdes.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria e Pejës ishte bërë publike përmes një konference nga ky institucion në maj të këtij viti, ku u shpalosën detaje mbi veprimet hetimore të ndërmarra.
Ngjarja e ndodhur në Gllogjan ishte konsideruar tronditëse edhe për opinionin publik.
Vrasja kishte ndodhur në orët e mbrëmjes deri sa një autobus po qarkullonte në rrugën nëpër Gllogjan.
Arrestimi i të akuzuarve kishte ndodhur vetëm disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
Fillimisht pas arrestimit, prokurorja Gashi kishte kërkuar nga Gjykata e Pejës që të dyshuarve t’u caktohej masa e paraburgimit.
Gjykata e Pejës kishte aprovuar kërkesën e prokurores Gashi dhe kishte caktuar masën e paraburgimit për të tre.
Tutje në janar të vitit 2022 njërit nga të arrestuarit më 11 dhjetor të vitit 2021 i është zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak.
Ky gjykim do të vazhdojë në muajin dhjetor me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur
Vendimet e Speciales – Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës
Nasim Haradinaj jep detaje rreth padisë ndaj Gjykatës Speciale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?