LAJMI I FUNDIT:

Hajvalia pret Lirinë

Hajvalia pret Lirinë

Elita e futbollit tonë rikthehet me kryendeshjen Trepça ’89-Feronikeli.

Përballja mes “minatorëve” dhe kampionëve në fuqi luhet të dielën në ‘Riza Lushta’, sfidë kjo tejet e rëndësishme për të dy ekipet që luftojnë për titull të kampionit, shkruan KosovaPress.

Skuadra e Gani Sejdiut që javën e kaluar mundi Gjilanin në udhëtim, pret ekipin e Afrim Tovërlanit pas fitores kundër Vushtrrisë.


Kjo xhiro do të hapet sot me ballafaqimin mes Hajvalisë dhe Lirisë. Skuadra nga paralaxhja e kryeqytetit opsion të vetëm ka fitore, në mënyrë që të bëjë edhe një hap të madh në rrugën për majat e tabelës.

Të dielën janë do të luhen edhe pesë ndeshjet tjera të kësaj xhiro, ku veçohet përballja mes Prishtinës së rrezikuar dhe Gjilanit.

Trajneri i ri i prishtinasve, Fadil Berisha do të debutojë përballë Gjilanit, në një ndeshje të rëndësishme për skuadrën ‘bardhekaltër”, e cila më gjitha forcat po lufton për t’i ikur barazhit.

Raiffeisen Superliga / Java e 22-të

E shtunë
Hajvalia – Liria

E diel
Trepça ‘89 – Feronikeli
Besa -Llapi
Drita – Drenica
Vushtrria – Istogu
Prishtina – Gjilani

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00.