Çeku prezanton planin për trafikun dhe sheshin "Xhorxh Bush"

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka prezantuar planin e tij për trafikun dhe sheshin "Xhorxh Bush".
Çeku ka pohuar se "Rezultatet e pritshme janë rritja e përdorimit të transportit publik, ulja e kohës së udhëtimit dhe e ndotjes, përmirësimi i sigurisë rrugore dhe qasje më e lehtë në shërbime për banorët e lagjeve dhe fshatravelonave".
Kandidati për kryetar, Hajrulla Çeku, prezantoi planin që vendos njerëzit para makinave dhe u kursen qytetarëve kohën e humbur në trafik.
"Plani synon ta bëjë transportin publik shtyllën kryesore të lëvizjes urbane dhe të ulë varësinë nga veturat private.
Ai përfshin shtimin e flotës së autobusëve modernë, riorganizimin dhe zgjerimin e linjave sipas flukseve të përditshme, korsi të dedikuara vetëm për autobusë, biletë të subvencionuar për të gjithë, ndërtimin e parkingjeve “Park & Ride” në pikat hyrëse me lidhje të shpeshta drejt qendrës, si dhe instalimin e semaforëve SMART që përshtaten në kohë reale për të ulur pritjet dhe për të rritur sigurinë. Këto masa urgjente, sipas Çekut, do të nisin që në fillim të mandatit", theksoi ai.
Mes tjerash, ai ka shtuar se "Rezultatet e pritshme janë rritja e përdorimit të transportit publik, ulja e kohës së udhëtimit dhe e ndotjes, përmirësimi i sigurisë rrugore dhe qasje më e lehtë në shërbime për banorët e lagjeve dhe fshatrave". /Telegrafi/
















































