Hajnat tentojnë të vjedhin në shtëpinë luksoze të Françeska Muratit - dalin pamjet

Françeska Murati është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi hajdutët kanë tentuar të depërtojnë në shtëpinë e saj luksoze.
Ish-banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania ka ndarë vetë me ndjekësit një video, ku shihet dera e apartamentit dhe dëmtimet e shkaktuara nga tentativa për ta thyer.
Në postimin e saj, Murati shprehet e tronditur nga ajo që mund të kishte ndodhur.

“Dikush ka tentuar të na hyjë në shtëpi. Kanë shkatërruar derën. Keni kujdes porositë që pranoni në shtëpi”, ka shkruar ajo.
Kjo ngjarje ndodh vetëm pak muaj pasi apartamenti i ri i Françeskës në Tiranë u bë pjesë e lajmeve për shkak të një zjarri që u raportua se shpërtheu papritur.

Vetë Françeska nuk ka dhënë më shumë detaje mbi zhvillimin e situatës, por ka bërë thirrje për kujdes ndaj të gjithëve.
E njëjta është zhvendosur për të jetuar në Tiranë pas Big Brother, meqë ka ndërtuar jetën prej kohësh në Londër. /Telegrafi/




























































