LAJMI I FUNDIT:

Hajnat e armatosur futen në shtëpi, kërcënuan edhe me vrasje – 11 vjeçari largohet guximshëm për të kërkuar ndihmë (Video)

Hajnat e armatosur futen në shtëpi, kërcënuan edhe me vrasje – 11 vjeçari largohet guximshëm për të kërkuar ndihmë (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm i një vjedhje, gjatë së cilës një djalë i guximshëm 11-vjeçar duhej të vraponte nga shtëpia për të gjetur ndihmë, pasi shtëpia e tij u rrëmbye nga vjedhësit me maska që ‘kërcënonin të vrisnin’ nënën e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje kur një nga hajdutët vendosi një thikë në qafën e nënës 39-vjeçare, pasi ata kërkuan fjalëkalime për të hapur smartphone dhe tabletat, duke kërcënuar se ‘do ta vrasin’.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në një shtëpi në Ilford, në lindje të Londrës, thuhet se tregojnë nënën e tre fëmijëve duke lutur bandën e armatosur për të kursyer djalin e saj më të madh, që u zvarrit rreth pronës nën kërcënimin e thikës.


Siç thuhet më tej, djali tjetër i saj 17-vjeçar u kërcënua nga grabitësit, të cilët kërkuan para dhe sende të çmueshme.

Vajza adoleshente e familjes u mbyll në banjo, ndërsa ndodhi incidenti i tmerrshëm, por ende mund të dëgjonte britmat e nënës së saj.

“Ishte sikur të ishe në një film horror”.

“Për të trembur mamanë ata e prenë vëllanë tim në fytyrë. Ajo e pa që ai ishte lënduar dhe kishte dhënë gjithçka që kishte”, ka rrëfyer më tej ajo.

Ajo shtoi se duart e saj po dridheshin shumë për të thirrur vetë policinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori