Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari ka mbajtur konferencë për media me rastin e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve për skemën e granteve për certifikimin e produkteve dhe skemën e granteve të Iniciativës për Fuqizim Digjital.
Hajdari potencoi se përmes skemës së certifikimit të produkteve kanë përfituar 6 ndërmarrje, me të cilat sot edhe nënshkruan marrëveshje. Ajo shtoi se në fazën e dytë planifikojnë që të përkrahin edhe 20 ndërmarrje të tjera.
Ministrja Rozeta Hajdari tha se në kuadër të projektit Iniciativa Fuqizim Digjital, kjo ministri përmes agjencisë KIESA dhe bashkëpunimit me agjencinë austriake për zhvillim dhe bashkëpunim kanë përfituar 33 ndërmarrje për shërbime digjitale. Derisa potencoi se së shpejti planifikojnë të përkrahin edhe 70 ndërmarrje të tjera.
“Në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për investime dhe përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë, më 27 mars 2024 kemi lansuar skemën e granteve për financim të bizneseve, certifikim të produkteve për iniciativën për fuqizimin dixhital. Bizneset përfituese në fushën e certifikimit të produkteve në kuadër të shtatë sektorëve të strategjisë për zhvillim industrial dhe mbështetje të biznesit synojmë të kontribuojmë në rritje e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar nëpërmjet eksporteve më të larta si pjesëmarrje më të madhe të produkteve vendore në tregun e brendshëm.
Përmes skemës së certifikimit të produkteve kanë përfituar 6 ndërmarrje me të cilat do të nënshkruajnë marrëveshje sot. Derisa në fazën e dytë që planifikojmë të lansojmë së shpejti të përkrahim edhe të 20 ndërmarrjeve. Ndërkaq, në kuadër të projektit për Iniciativa Fuqizim Digjital, ku MINT përmes agjencisë KIESA dhe bashkëpunimit me projektin EINGEF të financuar nga agjencia austriake për zhvillim dhe bashkëpunim kanë përfituar 33 ndërmarrje për shërbime digjitale në vendin tonë. Së shpejti Planifikojmë të përkrahim edhe 70 ndërmarrje të tjera”, tha Hajdari.
Ndër të tjera, Hajdari tha se politika industriale 2030 ka për qëllim transformimin strukturor të industrisë vendore në një industri më të integruar globalisht, që sipas saj është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë për të rinjtë në vendin tonë.
Ndërkaq, zëvendësamabsadorja e Austrisë në Kosovë, Clarissa Castek u shpreh se kjo ceremoni e nënshkrimit simbolizon një avancim në përkushtimin e përbashkët për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe transformimin dixhital të sektorit privat të Kosovës.
Ajo tha se për shumë vite, Republika e Austrisë përmes Agjencisë Austriake për Zhvillim ka qëndruar si partnere e sektorit privat të Kosovës, duke u përkushtuar ndaj fuqizimit të bizneseve, nxitjes së inovacionit dhe krijimit të rrugëve për rritje të qëndrueshme.
“Kjo ceremoni e nënshkrimit simbolizon një avancim në përkushtimin tonë të përbashkët për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe transformimin dixhital të sektorit privat të Kosovës. Ekziston një njohje në rritje se për sipërmarrësit për të ruajtur avantazhin e tyre konkurrues dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme dhe të biznesit, përvetësimi i dixhitalizimit nuk është thjesht një opsion, por një domosdoshmëri. Në të vërtetë, mundësia jepet nga transformimi dixhital në Kosovë…
Sidomos kur merret parasysh shpirti sipërmarrës i vendit dhe popullsia e saj dinamike dhe rinore. Për shumë vite, Republika e Austrisë përmes Agjencisë Austriake për Zhvillim ka qëndruar si partnere e sektorit privat të Kosovës. Ne i jemi përkushtuar fuqizimit të bizneseve, nxitjes së inovacionit dhe krijimit të rrugëve për rritje të qëndrueshme. Një shembull i kësaj është projekti i qasjes i cili u zbatua ndërmjet viteve 2019 dhe 2022. Qasja jo vetëm që katalizoi procesin e NVM-ve dhe Kosovës që përqafojnë zgjidhjet digjitale, por gjithashtu hodhi bazat për përfshirje të madhe dhe pjesëmarrje ekonomike në të gjithë vendin”, tha Castek.
Castek u shpreh se janë të bindur seekonomia digjitale e Kosovës do të vazhdojë të rritet, të evoluojë dhe të pasurojë përvojat e individëve dhe shoqërisë kolektive. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ATK mbledh 184.3 milionë euro tatime në dy muajt e parë të këtij viti

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa